Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Prattipati thirrje Kosovës: Bashkohuni me projektin amerikan të gazit për të siguruar të ardhmen energjetike

Qendra Info by Qendra Info
05/06/2026
in Lajme
0
Prattipati thirrje Kosovës: Bashkohuni me projektin amerikan të gazit për të siguruar të ardhmen energjetike
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

E ngarkuara me punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Anu Prattipati, i ka bërë thirrje Kosovës që të përfshihet në projektet amerikane për gazin e lëngshëm natyror (LNG), duke theksuar se një partneritet afatgjatë energjetik me SHBA-në do të forconte sigurinë energjetike dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Në një opinion të publikuar në mediat kosovare, Prattipati tha se Kosova duhet të veprojë sa më shpejt për t’u bërë pjesë e rrjetit rajonal të furnizimit me gaz amerikan.

“Së bashku, ne mund të forcojmë sigurinë energjetike dhe t’i rrisim ekonomitë tona krah për krah”, ka shkruar ajo.

Sipas saj, Kosova vazhdon të përballet me sfida serioze në sektorin energjetik dhe nuk po arrin të përmbushë kërkesat në rritje për energji elektrike. Duke iu referuar të dhënave të Doganës së Kosovës, ajo theksoi se vendi ka shpenzuar 735 milionë euro për import të energjisë elektrike gjatë katër viteve të fundit, ndërsa vetëm gjatë vitit 2025 importet arritën në 259 milionë euro.

“Në të ardhmen e parashikueshme, përderisa çmimi dhe kërkesat për energji vazhdojnë të rriten, Kosova do të varet gjithnjë e më shumë nga fqinjët e saj”, paralajmëroi Prattipati.

Ajo kujtoi edhe deklaratat e të dërguarit të posaçëm të Departamentit amerikan të Energjisë, Joshua Volz, i cili kishte vlerësuar se sistemi energjetik i Kosovës ka nevojë urgjente për modernizim dhe se paraqet mundësi të rëndësishme për investimet dhe teknologjinë amerikane.

Sipas Prattipatit, përfshirja në projektet amerikane të gazit natyror në Ballkan do t’i siguronte Kosovës qasje në burime të reja dhe më të qëndrueshme energjie. Ajo theksoi se eksportet amerikane të LNG-së pritet të dyfishohen deri në vitin 2030 dhe do të furnizojnë rajonin përmes projekteve strategjike si Korridori Vertikal i Gazit dhe terminali lundrues i gazit natyror në Kroaci.

Një mundësi tjetër, sipas saj, është lidhja e Kosovës me gazsjellësin që po ndërtohet ndërmjet terminalit të LNG-së në Aleksandrupolis të Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Prattipati paralajmëroi se vonesat në marrjen e vendimeve mund ta lënë Kosovën jashtë hartës së re energjetike të rajonit.

“Vonesa e këtij vendimi rrezikon që furnizimet amerikane të LNG-së të zotohen diku tjetër dhe kjo mund ta lërë Kosovën si vendin e vetëm në Ballkanin Perëndimor pa qasje në gazin e lëngshëm natyror amerikan”, theksoi ajo.

Kosova mbetet vendi i vetëm në rajon që ende nuk është përfshirë në projektet kryesore të zgjerimit të ndikimit energjetik amerikan në Ballkan. Ndërkohë, vende si Shqipëria, Kroacia dhe Bosnje e Hercegovina tashmë janë pjesë e marrëveshjeve dhe projekteve të reja energjetike të mbështetura nga SHBA-ja.

Njohësit e sektorit energjetik vlerësojnë se përfshirja në zinxhirin e furnizimit me gaz amerikan do të kishte rëndësi strategjike për Kosovën, jo vetëm në aspektin ekonomik, por edhe për sigurinë kombëtare.

Ish-ministri i Energjetikës, Ethem Çeku, ka deklaruar se gazi amerikan është një alternativë e rëndësishme për të reduktuar varësinë energjetike dhe për të shmangur ndikimet ruse në rajon. Ndërsa drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, ka theksuar se siguria energjetike sot është një element kyç i sigurisë kombëtare.

Aktualisht, Kosova mbështetet kryesisht në prodhimin e energjisë nga qymyri, ndërsa ekspertët konsiderojnë se gazi natyror mund të shërbejë si një urë tranzicioni drejt një sistemi energjetik më të qëndrueshëm dhe më të diversifikuar.

Related

Previous Post

Sot mbyllet afati për aplikimin për subvencionin prej 100 eurosh për sektorin privat

Next Post

Dhoma e Përfaqësuesve miraton 9 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën dhe sanksione të reja ndaj Rusisë, sfidë për Trumpin

Next Post
Lufta ndaj Iranit, vjen dorëheqja e parë në administratën Trump

Dhoma e Përfaqësuesve miraton 9 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën dhe sanksione të reja ndaj Rusisë, sfidë për Trumpin

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.