Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Sot mbyllet afati për aplikimin për subvencionin prej 100 eurosh për sektorin privat

Qendra Info by Qendra Info
05/06/2026
in Lajme
0
Deri në 100 euro bonus për familjet në Austri – aplikimet e hapura deri në mars 2026
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sot përfundon afati për aplikimin për përfitimin e mbështetjes financiare prej 100 eurosh në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0, e destinuar për punëtorët e sektorit privat dhe studentët.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë thirrje që të gjithë ata që ende nuk kanë aplikuar ta shfrytëzojnë ditën e fundit për dorëzimin e kërkesave.

“Për të gjithë ata që ende nuk kanë aplikuar për masat nga Pako e Përballjes me Inflacion 2.0 (studentët dhe punëtorët e sektorit jo-publik), afati për aplikim është i hapur edhe nesër. Sigurohuni që të dhënat që i plotësoni të jenë të sakta, në mënyrë që aplikimi juaj të mund të procesohet me sukses”, ka deklaruar Murati.

Sipas Ministrisë së Financave:

  • Studentët mund të aplikojnë përmes platformës eKosova, në të njëjtën mënyrë si gjatë skemës së mëparshme mbështetëse.
  • Punëtorët e sektorit privat mund të aplikojnë përmes formularit elektronik në faqen zyrtare të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK).

Autoritetet kanë bërë thirrje që aplikuesit të verifikojnë me kujdes të dhënat personale dhe bankare, në mënyrë që pagesat të realizohen pa vonesa ose probleme teknike.

Masa prej 100 eurosh është pjesë e paketës qeveritare që synon të zbusë ndikimin e rritjes së kostos së jetesës dhe inflacionit te qytetarët.

Related

Previous Post

Senati amerikan i hap rrugën Eric Wendtit për postin e ambasadorit në Shqipëri

Next Post

Prattipati thirrje Kosovës: Bashkohuni me projektin amerikan të gazit për të siguruar të ardhmen energjetike

Next Post
Prattipati thirrje Kosovës: Bashkohuni me projektin amerikan të gazit për të siguruar të ardhmen energjetike

Prattipati thirrje Kosovës: Bashkohuni me projektin amerikan të gazit për të siguruar të ardhmen energjetike

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.