Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet e reja maksimale të lejuara për derivatet e naftës në Kosovë.
Sipas njoftimit zyrtar, një litër naftë do të tregtohet sot me çmimin 1.54 euro, që është dy centë më shumë krahasuar me ditën e djeshme.
Ndërkohë, çmimi i benzinës mbetet i pandryshuar. Një litër benzinë do të shitet me 1.42 euro për litër, njësoj si një ditë më parë.
Nga ana tjetër, qytetarët do të paguajnë më pak për gazin, pasi çmimi i tij ka pësuar ulje. Një litër gaz do të kushtojë 0.69 euro, ose dy centë më lirë krahasuar me çmimin e djeshëm.
Çmimet e derivateve përcaktohen nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në bazë të lëvizjeve të tregjeve ndërkombëtare dhe publikohen në baza të rregullta.

