Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

SBASHK kërkon dialog me qeverinë e re: Rënia e numrit të nxënësve dhe largimi i mësimdhënësve po rrezikojnë arsimin

Qendra Info by Qendra Info
06/06/2026
in Lajme
0
SBASHK mbështet protestën e punëtorëve të RTK-së
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka kërkuar që qeveria e re e Kosovës të rikthejë dialogun me punëtorët e arsimit dhe të trajtojë me prioritet sfidat që po përballet sistemi arsimor.

Jasharaj deklaroi se partitë politike tradicionalisht prezantojnë programe ambicioze për arsimin gjatë fushatave zgjedhore, por sfida kryesore mbetet zbatimi i tyre pas marrjes së pushtetit.

“Presim një qeveri që dëgjon zërin e punëtorëve të arsimit, që mban të hapura dyert e dialogut dhe që trajton seriozisht kërkesat tona”, tha ai.

Sipas tij, një nga kërkesat kryesore të SBASHK-ut do të jetë nënshkrimi i kontratës kolektive dhe rritja e pagave për mësimdhënësit, në mënyrë që ato të afrohen me nivelin e pagave që kanë kolegët e tyre në vendet e rajonit.

Jasharaj theksoi gjithashtu nevojën për investime në infrastrukturën shkollore dhe digjitalizimin e arsimit, duke vlerësuar se shumë shkolla në Kosovë vazhdojnë të punojnë me kushte të vjetruara.

“Një pjesë e shkollave ende funksionojnë me kushte që i përkasin shekullit të kaluar. Ne presim digjitalizim të plotë të shkollave dhe krijimin e kushteve moderne të punës për mësimdhënësit dhe nxënësit”, u shpreh ai.

Kreu i SBASHK-ut ngriti shqetësimin edhe për rënien e vazhdueshme të numrit të nxënësve dhe largimin e kuadrove profesionale nga sistemi arsimor.

Sipas tij, nëse vazhdon trendi i uljes së numrit të nxënësve, disa shkolla mund të përballen me rrezikun e mbylljes, ndërsa largimi i mësimdhënësve drejt profesioneve të tjera ose emigrimit mund të krijojë mungesë të kuadrove në të ardhmen.

“Po përballemi me një situatë shqetësuese. Nëse vazhdon rënia e numrit të nxënësve dhe largimi i mësimdhënësve, sistemi arsimor mund të përballet me probleme serioze në vitet që vijnë”, tha Jasharaj.

Ai paralajmëroi se zvarritja e krijimit të institucioneve të reja pas zgjedhjeve do të ndikonte negativisht jo vetëm në arsim, por edhe në sektorë të tjerë publikë dhe privatë.

Jasharaj kërkoi që institucionet e reja të formohen sa më shpejt dhe që Ministria e Arsimit të rikthejë komunikimin e rregullt me sindikatat dhe akterët e arsimit.

“Presim institucione funksionale, dialog të hapur dhe trajtim serioz të arsimit. Arsimi nuk duhet të përmendet vetëm në festa apo deklarata politike, por të jetë prioritet i përhershëm shtetëror”, përfundoi ai.

Related

Previous Post

Ndryshojnë çmimet e derivateve në Kosovë: Shtrenjtohet nafta, bie çmimi i gazit

Next Post

Putin refuzon Zelenskyn: “Nuk shoh arsye për takim”, falënderon Trumpin dhe sulmon Europën

Next Post
Trump: “Putini nuk është gati të takohet me Zelenskyn, sepse nuk e pëlqen”

Putin refuzon Zelenskyn: “Nuk shoh arsye për takim”, falënderon Trumpin dhe sulmon Europën

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.