Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Baton Haxhiu parashikon rezultatin e zgjedhjeve: LVV e para, PDK e dyta, LDK e treta dhe AAK e katërta

Qendra Info by Qendra Info
06/06/2026
in Lajme
0
Baton Haxhiu parashikon rezultatin e zgjedhjeve: LVV e para, PDK e dyta, LDK e treta dhe AAK e katërta
0
SHARES
53
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Analisti politik Baton Haxhiu ka dhënë parashikimin e tij për rezultatin e zgjedhjeve që do të mbahen nesër në Kosovë.

Gjatë paraqitjes së tij në emisionin “Pressing”, Haxhiu u shpreh se, sipas vlerësimit të tij, Lëvizja Vetëvendosje do të dalë forca e parë politike, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës do të renditet e dyta.

Sipas tij, Lidhja Demokratike e Kosovës do të përfundojë në vendin e tretë, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të jetë forca e katërt politike.

Haxhiu vlerësoi gjithashtu se rikthimi i presidentes Vjosa Osmani në mbështetje të LDK-së nuk do të ketë ndikimin që disa e presin në rezultatin zgjedhor.

“Ajo që ka sjellë Vjosa Osmani dhe e ka bartur në VV, unë po ju them që nuk e merr as gjysmën e saj, me kthy mbrapsht. E kthen një pjesë të konsiderueshme, por larg, shumë larg prej premtimeve të cilat unë po i dëgjoj. PDK del e dyta pa dilemë me një dallim jo të madh, por të mjaftueshëm të votave, kurse AAK del si parti e katërt”, është shprehur ai.

Ai foli edhe për nivelin e pakënaqësisë së qytetarëve, duke vlerësuar se ai është më i madh sesa reflektohet në lëvizjet elektorale.

“Qysh është e mundur që pakënaqësia është aq e madhe? Nuk e keni idenë sa ka pakënaqësi te njerëzit dhe votimi me pësu kaq pak ndryshim”, deklaroi Haxhiu.Burimi: Paparaci.

Related

Previous Post

Dogana e Kosovës sekuestron mallra të dyshuara të falsifikuara në vlerë rreth 200 mijë euro në rajonin e Prishtinës

Next Post

FIFA miraton fond rekord prej 871 milionë dollarësh për Botërorin 2026

Next Post
Gjashtë ndryshime të Kampionatit Botëror të vitit 2026

FIFA miraton fond rekord prej 871 milionë dollarësh për Botërorin 2026

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.