Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Mbi 10 mijë votues kanë votuar në përfaqësitë diplomatike të Kosovës deri në orën 13:00

Qendra Info by Qendra Info
06/06/2026
in Lajme
0
“Rritet interesimi i diasporës për votim, KQZ: Platforma po funksionon normalisht”.
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Procesi i votimit në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës po zhvillohet sipas planifikimit në të gjitha misionet diplomatike, ndërsa deri në orën 13:00 kanë votuar 10,804 shtetas të regjistruar, ka njoftuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Në konferencën e dytë për media, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, bëri të ditur se me hapjen e vendvotimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada, procesi i votimit tashmë është aktiv në të gjitha përfaqësitë diplomatike të Kosovës.

“Me fillimin e votimit në përfaqësitë diplomatike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada, në orën 13:00 sipas kohës lokale në Kosovë, ju njoftojmë se tashmë procesi i votimit është duke vazhduar në të gjitha përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës”, deklaroi Elezi.

Sipas të dhënave të prezantuara nga KQZ-ja, pjesëmarrja e votuesve deri në këtë orë ka arritur në afro 39 për qind.

“Nga 27,724 votues të regjistruar në 26 përfaqësi diplomatike, deri në orën 13:00 kanë votuar 10,804 qytetarë, që përbën 38.97 për qind të numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar”, tha Elezi.

Procesi i votimit në misionet diplomatike pritet të vazhdojë gjatë ditës, ndërsa KQZ-ja do të publikojë të dhëna të tjera për pjesëmarrjen në orët në vijim.

Related

Previous Post

Dimal Basha: Qeveria Kurti ka financuar rreth 47% të disa projekteve rrugore në Prishtinë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.