Kryetari i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe kandidati për kryeministër, Ardian Gjini, ka ushtruar të drejtën e tij të votës në kuadër të procesit zgjedhor që po zhvillohet në Kosovë.
Gjini ka votuar në Gjakovë, në qendrën e votimit të vendosur në Shkolla ‘Fehmi Agani’.
Pas votimit, ai u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në zgjedhje, duke theksuar rëndësinë e votës në përcaktimin e së ardhmes së vendit.
“Sot është një ditë e mirë, me mot të mirë. I ftoj qytetarët e Kosovës që të dalin të votojnë, ta marrin Kosovën në duart e tyre. Kosova u përket vetëm qytetarëve, ata duhet të thonë fjalën e tyre sot”, deklaroi Gjini.
Ai gjithashtu uroi që procesi zgjedhor të zhvillohet në mënyrë të rregullt dhe që rezultatet e tij të sjellin zhvillime pozitive për vendin.
“Urime këto zgjedhje, shpresoj që të sjellin ditë më të mira për Kosovën”, tha kandidati për kryeministër nga AAK-ja.

