Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Bedri Hamza fton qytetarët të votojnë: Sot vendosim për katër vitet e ardhshme

Qendra Info by Qendra Info
07/06/2026
in Lajme
0
Bedri Hamza fton qytetarët të votojnë: Sot vendosim për katër vitet e ardhshme
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka ushtruar të drejtën e tij të votës dhe u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të marrin pjesë në procesin zgjedhor.

Pas votimit, Hamza theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes në zgjedhje, duke i inkurajuar qytetarët që të votojnë sipas bindjeve të tyre politike dhe në frymën demokratike.

“I ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës ta shfrytëzojnë këtë të drejtë. I ftoj ta ushtrojnë të drejtën për votë sipas bindjeve të tyre politike, të votojnë në mënyrë të qetë, të lirë dhe demokratike”, deklaroi ai.

Hamza e cilësoi ditën e zgjedhjeve si një moment të rëndësishëm për vendimmarrjen e qytetarëve lidhur me drejtimin e vendit në vitet e ardhshme.

“Ditë e bukur, ta shfrytëzojnë këtë ditë të bukur e të dalin të votojnë. Ne sot vendosim për të ardhmen për katër vitet e ardhshme”, tha kandidati i PDK-së.

Ai bëri thirrje që procesi zgjedhor të zhvillohet në atmosferë të qetë dhe demokratike, duke respektuar vullnetin e qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Related

Previous Post

Ardian Gjini pas votimit: Qytetarët ta marrin Kosovën në duart e tyre

Next Post

Rama për protestuesit: “Delirantë, influencera dhe njerëz që jetojnë me ‘like’”, projekti në Zvërnec do të realizohet

Next Post
Rama: Barazia para ligjit është detyra kryesore, Shqipëria në fazën e fundit të integrimit në BE

Rama për protestuesit: “Delirantë, influencera dhe njerëz që jetojnë me ‘like’”, projekti në Zvërnec do të realizohet

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.