Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Molliqaj voton në Prishtinë: Sa më e madhe pjesëmarrja, aq më e fortë demokracia

Qendra Info by Qendra Info
07/06/2026
in Lajme
0
Molliqaj voton në Prishtinë: Sa më e madhe pjesëmarrja, aq më e fortë demokracia
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kandidati për kryeministër nga Partia Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka ushtruar të drejtën e votës këtë të diel në shkollën “Iliria” në Prishtinë, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Besa Shahini.

Pas votimit, Molliqaj u shpreh i kënaqur me pjesëmarrjen e qytetarëve në procesin zgjedhor, duke vlerësuar se fluksi i votuesve dhe të dhënat e publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tregojnë një interesim të konsiderueshëm për zgjedhjet.

Ai theksoi se pjesëmarrja e lartë në votime është garancia më e mirë për funksionimin e demokracisë dhe përfaqësimin e vullnetit qytetar.

“Sa më i madh numri i qytetarëve në kutitë e votimit, aq më e madhe është garanca për demokraci. Demokracia mbetet çelësi i organizimit shoqëror dhe politik në çdo vend, e veçanërisht në Kosovë”, deklaroi Molliqaj.

Kreu i PSD-së u bëri thirrje qytetarëve që ende nuk kanë votuar të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese deri në mbylljen e vendvotimeve.

Sipas tij, një pjesëmarrje sa më e gjerë në procesin zgjedhor krijon më shumë mundësi për zhvillim dhe përparim të vendit.

“Bindja ime është se sa më shumë qytetarë të marrin pjesë në këtë proces, aq më shumë mundësi do të ketë Kosova për zhvillim dhe ecje përpara. I uroj të gjithë qytetarët që kanë votuar dhe i ftoj ata që ende nuk kanë votuar të dalin në vendvotime”, tha ai.

Molliqaj shtoi se komentet dhe vlerësimet politike për rezultatin e zgjedhjeve do të vijnë pas përfundimit të procesit të votimit dhe mbylljes së kutive të votimit në orën 19:00.

Related

Previous Post

Raportet e inteligjencës amerikane: Dyshime se Izraeli po përpiqet të përgjojë zyrtarë të lartë të SHBA-së

Next Post

Pjesëmarrja në zgjedhjet e parakohshme arrin në 15.87%

Next Post
Sot vuloset gara për zgjedhjet e 7 qershorit – përfundon afati për listat e kandidatëve për deputetë.

Pjesëmarrja në zgjedhjet e parakohshme arrin në 15.87%

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.