Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kurti pas fitores: Do të takohemi me të gjitha partitë, Kosovës i duhet Kuvendi funksional

Qendra Info by Qendra Info
08/06/2026
in Lajme
0
Kurti pas fitores: Do të takohemi me të gjitha partitë, Kosovës i duhet Kuvendi funksional
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shpallur fitoren e subjektit të tij në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, duke paralajmëruar një fazë të re komunikimi dhe bashkëpunimi me të gjitha partitë politike në vend.

Në fjalimin para mbështetësve, Kurti tha se Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të tejkalojë çdo sfidë me të cilën është përballur, duke theksuar se shteti i Kosovës sot është më i fortë.

“Nuk ka vështirësi që nuk e kemi tejkaluar, edhe atëherë kur është dukur e pamundur ne e kemi realizuar, sepse tash ka shtet për krejt e ne jemi krejt për shtet”, deklaroi ai.

Duke folur për situatën institucionale në vend, Kurti tha se Kosovës nuk i mungon as qeveria dhe as presidenca, por një Kuvend funksional.

“Kosova e ka edhe presidenten, ushtruesen e detyrës së presidentes. Ajo çka i mungon shtetit të Kosovës nuk është qeveria e presidenca, por i mungon Kuvendi. Blloku opozitar nuk shkon në punë, ne jemi të interesuar që edhe blloku opozitar të shkojë sa më shpejt në punë”, u shpreh ai.

Kreu i Vetëvendosjes bëri të ditur se gjatë javëve të ardhshme do të zhvillojë takime me të gjitha subjektet politike parlamentare, duke theksuar se prioritet mbetet interesi publik dhe funksionalizimi i institucioneve.

“Në javët në vijim do të komunikojmë, do t’i takojmë dhe do të bashkëpunojmë me të gjitha subjektet politike në Republikën e Kosovës, sepse ne e kemi para së gjithash dhe mbi të gjitha interesin publik, vullnetin e përgjithshëm dhe Republikën sovrane e të pavarur të Kosovës, të cilës i shërbejmë me devotshmëri”, tha Kurti.

Deklaratat e tij vijnë pas publikimit të rezultateve preliminare dhe exit-polleve që e nxjerrin Lëvizjen Vetëvendosje si forcën e parë politike në vend pas zgjedhjeve të së dielës.

Related

Previous Post

Parashikimi i motit për të hënën në Kosovë

Next Post

KQZ publikon rezultatet preliminare: Vetëvendosje e para me 42.92%, LDK shënon rritje, PDK e dyta

Next Post
“Diaspora voton me postë: KQZ miraton adresat në 22 shtete”.

KQZ publikon rezultatet preliminare: Vetëvendosje e para me 42.92%, LDK shënon rritje, PDK e dyta

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.