E hëna në Kosovë do të karakterizohet nga mot mjaft i ngrohtë, me periudha të gjata me diell dhe vranësira të shpeshta lokale.
Gjatë orëve të pasdites, në disa zona, kryesisht në rajonet malore, mund të ketë rrebeshe të izoluara shiu të shoqëruara me vetëtima dhe bubullimë. Në orët e mbrëmjes, reshjet mund të bëhen pak më të përhapura, duke sjellë rrebeshe lokale dhe aktivitet elektrik atmosferik në disa pjesë të vendit.
Temperaturat do të mbeten të larta për këtë periudhë, me vlerat minimale që pritet të zbresin deri në 12 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë deri në 29 gradë Celsius.

