Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Cakolli: Votat e diasporës mund t’i sjellin LVV-së deri në 46%, mandatet mund të lëvizin për 2-3 deputetë

Qendra Info by Qendra Info
08/06/2026
in Lajme
0
DnV: Dalja në zgjedhje deri në mesditë 12.2%, më pak votim me asistencë krahasuar me zgjedhjet e kaluara
0
SHARES
13
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Përfaqësuesi i koalicionit të organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim, Eugen Cakolli, ka vlerësuar se votat e diasporës mund të ndikojnë në përbërjen finale të Kuvendit të Kosovës, duke sjellë lëvizje prej dy deri në tre mandateve parlamentare.

Duke folur në emisionin “Frontal” në T7, Cakolli tha se, ndonëse Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të kryesojë bindshëm edhe në votat me postë, përqindja e mbështetjes nuk është e njëjtë me atë të votave të numëruara brenda vendit.

“Sa i përket votave me postë, ndonëse LVV sërish prin bindshëm, në bazë të trendit, nuk është përqindja e njëjtë. Mbetet të shihet se sa do të kenë impakt. Por ajo çfarë është e sigurt është që të paktën luhatja minimale që do ta kemi është 2 deri në 3 deputetë”, tha ai.

Sipas projeksioneve të Cakollit, pas numërimit të votave të diasporës, Vetëvendosje mund të arrijë deri në 46 për qind të votave, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës mund të përfundojë mes 21 dhe 22 për qind. Në anën tjetër, Lidhja Demokratike e Kosovës mund të ngjitet deri në 19 për qind, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës rrezikon të zbresë nën pragun e 6 për qind të votave.

“Me votat e diasporës, besoj që mesatarja e pritshme e përqindjes do të jetë rreth 46. Në rastin e PDK-së do të jetë 21-22% maksimalisht. LDK-ja mund të shkojë mbase deri në 19%, kurse me shumë gjasa AAK-ja mund të bjerë nën 6% si përqindje përfundimtare, për shkak se nuk merr më shumë se 3 deri në 4% të votave jashtë vendit”, deklaroi ai.

Bazuar në rezultatet preliminare aktuale, Cakolli vlerëson se Vetëvendosje do të kishte 48 deputetë në Kuvend, PDK-ja 24, LDK-ja 20, ndërsa AAK-ja 8 mandate. Megjithatë, ai theksoi se ky raport mund të ndryshojë pas përfshirjes së votave nga diaspora dhe kategorive të tjera të votimit që ende nuk janë numëruar plotësisht.

Related

Previous Post

KEK nis remontin vjetor të njësisë A4 në Termocentralin Kosova A

Next Post

Mashtrim me SMS në emër të bankave, mbi 150 qytetarë të dëmtuar dhe rreth 50 mijë euro humbje

Next Post
Tentojnë të rrëmbejnë një të mitur në Mitrovicë, arrestohen dy persona

Mashtrim me SMS në emër të bankave, mbi 150 qytetarë të dëmtuar dhe rreth 50 mijë euro humbje

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.