Kryeqyteti Prishtina ka njoftuar qytetarët se, pas përfundimit të një pjese të punimeve në lagjen Lakrishtë, është rikthyer qarkullimi i mëparshëm në disa akse rrugore të zonës.
Sipas njoftimit, rrugët Rruga Hekurudha dhe Rruga Vicianum tashmë funksionojnë sërish me qarkullim njëkahor, ashtu siç ishte më parë.
Ndërkohë, Rruga Bekim Fehmiu dhe Rruga Tirana vazhdojnë të jenë të hapura me qarkullim dykahor.
Komuna u ka bërë thirrje shoferëve dhe të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes në këtë zonë.

