Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Përçarje mes protestuesve për bllokimin e Rinasit, vetëshpallen tre nismëtarë të protestës

Qendra Info by Qendra Info
16/06/2026
in Lajme
0
Përçarje mes protestuesve për bllokimin e Rinasit, vetëshpallen tre nismëtarë të protestës
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Bllokimi i autostradës Tiranë–Durrës dhe i rrugës drejt aeroportit të Rinasit ka shkaktuar përçarje mes protestuesve në ditën e 16-të të tubimeve kundër qeverisë. Aksioni, që solli kaos në qarkullim dhe tensione të shumta, nxori në pah ndarje mes atyre që pretendojnë organizimin e protestës.

Aktivisti Arben Kola mori përsipër të shpallë publikisht tre nismëtarët ligjorë të protestës: Luçiana Kokaj nga Rrjolli, vetë Arben Kola nga Kukësi dhe Arlinda Lleshi nga Lezha.

“Tre nismëtarët që njihen zyrtarisht nga policia jemi ne. Nga sot do të jem unë në krye të marshimit bashkë me studentët. Nuk do të ketë më marshime drejt Rinasit, por vetëm brenda Unazës së Tiranës”, deklaroi Kola.

Sipas tij, vendimi për marshimin drejt Rinasit nuk ishte marrë nga organizatorët kryesorë, por nga grupe të rinjsh.

“Marshimi u organizua nga të rinjtë, nga gjenerata Z. Nuk ka lidhje me grupin nismëtar apo organizatorët”, u shpreh ai.

Megjithatë, klima në protestë u tensionua dukshëm. Shumë nga figurat që deri tani kishin rol organizativ munguan pranë podiumit, ndërsa drejtimi i tubimit iu besua Entela Kokës, e cila ftoi qytetarë të zakonshëm të mbanin fjalime.

“Sot kryeministri tha ‘zgjohuni nga ky jerm’; ne i themi se jemi zgjuar dhe e kemi thyer frikën”, deklaroi ajo.

Gjatë protestës, retorika u ashpërsua ndjeshëm. Në disa raste, fjalimet kaluan në gjuhë të urrejtjes, kërcënime dhe skenarë të dhunshëm, duke ngritur shqetësime për radikalizimin e tubimit.

Një moment që tërhoqi vëmendje ishte kur mikrofoni iu dha edhe një fëmije, i cili përdori gjuhë të ashpër politike, ndërsa fjalët e tij u duartrokitën nga një pjesë e turmës.

Ndërkohë, Luçiana Kokaj, e cila u përmend si nismëtare, iu bashkua protestës me vonesë pasi ishte thirrur në Policinë e Tiranës për sqarime lidhur me bllokimin e rrugës së Rinasit.

“Marshimi nuk ka qenë i koordinuar nga askush”, deklaroi Kokaj.

Përçarja u reflektua edhe në pankartat e protestuesve. Mes sloganeve kundër qeverisë, u panë edhe mesazhe që pasqyronin ndasitë brenda lëvizjes, si: “Kush na përçau?” dhe “Vdekje tradhtarëve”.

Një tjetër pankartë që tërhoqi vëmendje lidhej me ndikimin ekonomik të protestave: “Më mirë një vit pa turistë, se një jetë me hajdutë.”

Arben Kola, i cili edhe më herët kishte përdorur tone të forta ndaj institucioneve, përsëriti se protesta do të përshkallëzohet.

“Protesta do të përshkallëzohet ashtu siç e meriton ky shtet mafioz”, tha ai.

Zhvillimet e fundit tregojnë se, përveç përplasjes me qeverinë, protestuesit tashmë po përballen edhe me mosmarrëveshje të brendshme mbi drejtimin dhe strategjinë e lëvizjes.Burimi:Raport.Tv.

Related

Previous Post

Botërori 2026 / Barazime në Grupet G dhe H, gjithçka e hapur pas ndeshjeve të para

Next Post

Kurti: Pas certifikimit të zgjedhjeve, prioritet konstituimi i institucioneve të reja; kërkohet bashkëpunim për presidentin

Next Post
Kurti pas nominimit për kryeministër: “Është detyrim historik, s’na ndal askush”

Kurti: Pas certifikimit të zgjedhjeve, prioritet konstituimi i institucioneve të reja; kërkohet bashkëpunim për presidentin

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.