Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kurti: Pas certifikimit të zgjedhjeve, prioritet konstituimi i institucioneve të reja; kërkohet bashkëpunim për presidentin

Qendra Info by Qendra Info
16/06/2026
in Lajme
0
Kurti pas nominimit për kryeministër: “Është detyrim historik, s’na ndal askush”
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se pas përfundimit të procesit të numërimit dhe certifikimit të rezultateve zgjedhore, prioritet do të jetë konstituimi i shpejtë i institucioneve të legjislaturës së re. Ai theksoi se zgjedhja e presidentit kërkon domosdoshmërisht bashkëpunim me partitë opozitare.

Kurti u shpreh se fillimisht duhet të përmbyllet procesi zgjedhor, përfshirë numërimin dhe certifikimin e rezultateve, para se të kalohet në fazën e formimit të institucioneve të reja.

“Tash është duke u përmbyllur procesi i numërimit të të gjitha votave, andaj le të presim këto ditë. Nuk e di a do të ketë ankesa, bëhet certifikimi, dhe natyrisht që ne jemi të interesuar që pa humbur kohë të hyjmë në fazën e ardhshme që është konstituimi i institucioneve të legjislaturës së 11-të, sa më shpejt aq më mirë”, tha Kurti.

Sa i përket zgjedhjes së presidentit, ai theksoi se Lëvizja Vetëvendosje nuk mund ta realizojë këtë proces e vetme dhe se nevojitet bashkëpunim politik për të siguruar kuorumin e nevojshëm.

“Për çështjen e zgjedhjes së presidentit ose presidentes ne nuk mund ta bëjmë vetëm, sepse nevojiten 80 deputetë në sallë për kuorum, në bazë të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese… dhe neve na duhet bashkëpunimi. Do të përpiqemi për sa më shumë bashkëpunim me opozitën sa i përket zgjedhjes së presidentit apo presidentes”, u shpreh ai.

Kurti shtoi se në të kaluarën kanë ekzistuar oferta për bashkëpunim nga Lëvizja Vetëvendosje, por sipas tij ato janë refuzuar nga partitë opozitare.

“Nuk kanë munguar ofertat në të kaluarën nga ana jonë. Çasja jonë është konstruktive, kreative dhe aktive, por shpresoj që kësaj radhe do të ndryshojë qasja e opozitës… ofruam bashkëqeverisje, por u refuzua”, tha Kurti, duke shtuar se për të ecur përpara duhet të përfundojë, siç u shpreh ai, “qasja refuzuese” e opozitës.

Related

Previous Post

Përçarje mes protestuesve për bllokimin e Rinasit, vetëshpallen tre nismëtarë të protestës

Next Post

Nisin punimet për rikonstruktimin e segmentit Arllat–Malishevë, pjesë e rrugës R110

Next Post
Nisin punimet për rikonstruktimin e segmentit Arllat–Malishevë, pjesë e rrugës R110

Nisin punimet për rikonstruktimin e segmentit Arllat–Malishevë, pjesë e rrugës R110

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.