Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Çmimi i naftës në Kosovë bie vetëm 1 cent, pavarësisht rënies në tregjet botërore

Qendra Info by Qendra Info
16/06/2026
in Lajme
0
Rriten sërish çmimet e naftës
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Çmimi i naftës në Kosovë të martën ka shënuar një rënie të lehtë prej vetëm 1 cent krahasuar me një ditë më parë, ndonëse në tregjet ndërkombëtare është regjistruar një ulje më e theksuar pas zhvillimeve gjeopolitike dhe marrëveshjes SHBA–Iran.

Sipas çmimit tavan të vendosur nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, një litër naftë të martën është shitur me 1.49 euro, nga 1.50 euro sa ishte të hënën.

Ndërkohë, çmimet e benzinës dhe gazit nuk kanë ndryshuar. Një litër benzinë vazhdon të shitet me 1.39 euro, ndërsa gazi me 0.67 euro për litër.

Në tregjet globale, çmimet e naftës kanë pësuar rënie rreth 5 për qind, pas zhvillimeve që lidhen me marrëveshjen SHBA–Iran dhe lehtësimit të tensioneve në Lindjen e Mesme, që kanë ndikuar në pritjet për furnizim më stabil me naftë.

Nafta Brent, standardi ndërkombëtar i referencës, ka rënë në 83.55 dollarë për fuçi, ndërsa nafta amerikane në 80.74 dollarë për fuçi.

Rënia e çmimeve vjen pas rritjeve të mëparshme të shkaktuara nga tensionet ushtarake dhe shqetësimet për bllokimin e Ngushticës së Hormuzit, përmes së cilës kalon rreth 20 për qind e tregtisë globale të naftës.

Related

Previous Post

Nisin punimet për rikonstruktimin e segmentit Arllat–Malishevë, pjesë e rrugës R110

Next Post

Zelensky kërkon sërish takim me Putinin, propozon SHBA-në si vend zhvillimi

Next Post
Trump: “Putini nuk është gati të takohet me Zelenskyn, sepse nuk e pëlqen”

Zelensky kërkon sërish takim me Putinin, propozon SHBA-në si vend zhvillimi

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.