Ceremonia zyrtare e nënshkrimit të marrëveshjes mes Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Iranit do të mbahet më 19 qershor në resortin malor Burgenstock Resort në Zvicër, një lokacion i njohur për samite dhe negociata diplomatike të nivelit të lartë.
Sipas Ministrisë së Jashtme zvicerane, Burgenstock u propozua nga ndërmjetësuesit e Pakistanit dhe Katarit, me pajtimin e Uashingtonit dhe Teheranit. Marrëveshja synon t’i japë fund tensioneve dhe konfliktit në Lindjen e Mesme, me fokus kryesor ndalimin e programit bërthamor iranian dhe rikthimin e stabilitetit rajonal.
Memorandumi i mirëkuptimit ishte nënshkruar elektronikisht më 15 qershor, ndërsa ceremonia fizike konsiderohet hapi formal drejt zbatimit të marrëveshjes. Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë të ditur se dokumenti do t’i dërgohet edhe Kongresit amerikan për shqyrtim, duke theksuar se pika kyçe mbetet: “Irani nuk do të ketë kurrë armë bërthamore.”
Ndërkohë, marrëveshja pritet të ndikojë edhe në rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, rrugë strategjike përmes së cilës kalon rreth 20% e furnizimit global me naftë dhe gaz. Rihapja e saj shihet si vendimtare për stabilitetin ekonomik dhe energjetik global.
Liderët e G7 e kanë përshëndetur këtë zhvillim si një mundësi të rëndësishme për siguri afatgjatë në rajon, ndërsa bota mbetet në pritje të detajeve të plota të marrëveshjes.

