Sipas rezultateve të përmbledhura të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), me 2,800 nga 2,857 vendvotime të procesuara (98%), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar 6 ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Kandidati më i votuar i AAK-së rezulton Ardian Gjini me 44,291 vota, duke u renditur i pari në listën e partisë. Pas tij vjen kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, me 40,171 vota.
Në mesin e kandidatëve më të votuar janë edhe Daut Haradinaj me 30,718 vota, Besnik Tahiri me 26,955 vota dhe Time Kadrijaj me 18,734 vota.
Deputetët e zgjedhur nga AAK:
- Ardian Gjini – 44,291 vota
- Ramush Haradinaj – 40,171 vota
- Daut Haradinaj – 30,718 vota
- Besnik Tahiri – 26,955 vota
- Time Kadrijaj – 18,734 vota
- Albana Bytyqi – 10,297 vota
Rezultatet mbeten preliminare, ndërsa certifikimi përfundimtar do të bëhet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas përfundimit të të gjitha procedurave ligjore, përfshirë ankesat dhe rinumërimet eventuale.

