Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Rama reagon pas deklaratave për “grupe serbe e greke”: Avash-avash, të gjithë do dalin!

Qendra Info by Qendra Info
22/06/2026
in Lajme
0
Rama paralajmëron rritje pagash dhe pensionesh: Do kompensohet inflacioni për mësuesit dhe mjekët
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas deklaratave të aktivistit Arben Kola, i cili gjatë një proteste pretendoi se mes protestuesve veprojnë grupe të infiltruara serbe, greke dhe iraniane që punojnë kundër interesave të Shqipërisë.

Në një reagim në rrjetet sociale, Rama la të kuptohet se me kalimin e kohës do të zbardhen më shumë prapaskena lidhur me këto zhvillime.

“Ouuu… Po ky vetë?! Avash-avash, të gjithë do dalin! Dhe flamingot do habiten me veten e tyre si ranë me kokë mes korbave e sorrave të shqiptarisë së rreme”, ka shkruar Rama.

Deklarata e kryeministrit vjen pas komenteve të forta të Kolës, i cili pretendoi se brenda protestave ka elementë të infiltruar nga qarqe të huaja, përfshirë grupe serbe, greke dhe iraniane, me qëllim destabilizimin dhe dëmtimin e interesave kombëtare.

Ndërkohë, Kola është distancuar edhe nga incidenti i përdhosjes së flamurit izraelit gjatë protestës, duke theksuar se ai dhe mbështetësit e tij nuk kanë lidhje me akte të tilla.

Reagimi i Ramës ka nxitur debat të gjerë në opinionin publik dhe në rrjetet sociale, ku deklaratat e fundit po interpretohen si një përplasje e re mes qeverisë dhe grupeve aktiviste që kundërshtojnë politikat aktuale.

Related

Previous Post

Vapë dhe zagushi në fillimjavë, pasdite moti destabilizohet në Kosovë

Next Post

Botërori 2026 / Spanja shkëlqen me “poker”, Belgjika ngec sërish! Kepi i Gjelbër surprizon Uruguain, Egjipti bën histori

Next Post
Botërori 2026 / Spanja shkëlqen me “poker”, Belgjika ngec sërish! Kepi i Gjelbër surprizon Uruguain, Egjipti bën histori

Botërori 2026 / Spanja shkëlqen me “poker”, Belgjika ngec sërish! Kepi i Gjelbër surprizon Uruguain, Egjipti bën histori

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.