Të hënën në Kosovë pritet të mbajë mot me diell, i nxehtë dhe me zagushi. Gjatë ditës do të ketë edhe zhvillime lokale të vranësirave konvektive, të cilat mund të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër në disa rajone.
Temperaturat pritet të lëvizin nga 15°C minimalja deri në 32°C maksimalja.

