Të mërkurën në Kosovë pritet të mbajë mot i paqëndrueshëm, me intervale kohore me diell dhe zhvillime të vranësirave konvektive gjatë ditës. Këto zhvillime pritet të sjellin rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me vetëtima, bubullimë dhe lokalisht edhe me mundësi për breshër.
Në disa rajone parashihen edhe furtuna të fuqishme kalimtare, të cilat mund të jenë intensive, por nuk pritet të zgjasin për një periudhë të gjatë.
Temperaturat do të pësojnë ulje të lehta krahasuar me ditët paraprake. Maksimalja pritet të arrijë deri në 30°C, ndërsa në zonat e prekura nga stuhitë temperaturat mund të bien më ndjeshëm.

