SHBA ka miratuar një rezolutë që synon të kufizojë kompetencat e presidentit Donald Trump për ndërmarrjen e veprimeve ushtarake kundër Iran pa miratimin paraprak të Kongresit.
Rezoluta u miratua me 50 vota pro dhe 48 kundër, duke dërguar një mesazh të qartë politik mbi shqetësimet për menaxhimin e tensioneve mes SHBA-se dhe Iran.
Sipas tekstit të rezolutës, presidenti nuk mund të ndërmarrë aksione ushtarake ndaj Iranit pa një autorizim të qartë nga Kongresi, përveç rasteve emergjente të vetëmbrojtjes ose kërcënimeve të drejtpërdrejta ndaj sigurisë kombëtare amerikane.
Pas votimit, Trump reagoi ashpër përmes platformës së tij Truth Social, duke e quajtur vendimin të panevojshëm dhe pa vlerë praktike.
“Pra, e kam Iranin në vështirësi të mëdha, gati të shembet… dhe Senati i Shteteve të Bashkuara vendos të zhvillojë një votim të papërshtatshëm dhe të pakuptimtë mbi Aktin e Kompetencave të Luftës”, shkroi Trump.
Pavarësisht se Republican Party kontrollon Senatin, votimi shihet si një sinjal i fortë se jo të gjithë republikanët mbështesin qasjen e Trump ndaj krizës me Iranin.
Megjithëse rezoluta ka kryesisht karakter simbolik dhe nuk pritet të sjellë pasoja të menjëhershme ligjore, analistët e konsiderojnë atë një tregues të qartë të tensioneve politike në Washington dhe një përpjekje për të riafirmuar rolin kushtetues të Kongresit në vendimmarrjet për luftë dhe paqe.

