Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Më 1 korrik intervistat për Kryeprokuror të Shtetit, KPK publikon orarin e kandidatëve

Qendra Info by Qendra Info
24/06/2026
in Lajme
0
Prokuroria Speciale ndalon një person për dhënie ryshfeti dhe ushtrim ndikimi
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Paneli Vlerësues për përzgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit ka mbajtur sot takim për mbarëvajtjen e procesit të konkursit dhe ka caktuar datën dhe orarin zyrtar të intervistimit të kandidatëve.

Takimi u udhëhoq nga kryesuesi i panelit, Arian Gashi, me pjesëmarrjen e anëtares Elza Bajrami-Kastrati, ndërsa anëtari Visar Krasniqi mori pjesë përmes platformës Zoom.

Sipas njoftimit të Sistemit Prokurorial, intervistat për kandidatët që synojnë pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit do të zhvillohen më 1 korrik 2026 në objektin e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK).

Paneli Vlerësues do të nisë hartimin e pyetjeve standarde nga ora 08:00, ndërsa intervistat do të fillojnë nga ora 11:00 në sallën e takimeve në katin e gjashtë të KPK-së.

Orari i intervistave

  • Atdhe Dema – ora 11:00

Pauzë: 12:00 – 13:00

  • Naim Abazi – ora 13:00
  • Rafet Halimi – ora 14:15
  • Shqipdon Fazliu – ora 15:30
  • Zejnulla Gashi – ora 16:45

KPK ka njoftuar se të gjithë të interesuarit për monitorimin e procesit duhet të respektojnë rregullat dhe oraret e përcaktuara, ndërsa për shkak të hapësirës së kufizuar, organizatat dhe institucionet duhet të konfirmojnë një përfaqësues përmes Zyrës për Komunikim Publik deri më 26 qershor 2026.

Related

Previous Post

Arrestohet në Prizren një person i dënuar me një vit burg

Next Post

Studimi: Një në katër europianë voton për të djathtën ekstreme, mbështetja është pesëfishuar në 30 vjet

Next Post
Studimi: Një në katër europianë voton për të djathtën ekstreme, mbështetja është pesëfishuar në 30 vjet

Studimi: Një në katër europianë voton për të djathtën ekstreme, mbështetja është pesëfishuar në 30 vjet

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.