Deputeti i Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj deklaratave të ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, lidhur me çështjen e gazit, duke i cilësuar ato si mashtruese.
Sipas Hotit, ndonëse Kosova nuk e përdor drejtpërdrejt gazin rus për prodhimin e energjisë, vendi mbetet i varur në mënyrë indirekte nga ai përmes importeve të energjisë elektrike.
“Ja pse deklarata e Rizvanollit është mashtruese: Kosova nuk e përdor drejtpërdrejt gazin rus për energji. Por, Kosova importon energji nga vende që prodhojnë energji duke përdorur gazin rus”, ka shkruar Hoti.
Ai lë të kuptohet se debati për projektin e gazit amerikan dhe strategjinë energjetike të Kosovës duhet të mbështetet në analiza reale të tregut energjetik dhe jo, sipas tij, në deklarata politike që deformojnë situatën.
Deklarata e Hotit vjen në kohën kur debati për përfshirjen e Kosovës në projektin e gazit amerikan është intensifikuar, me përplasje të vazhdueshme mes pushtetit dhe opozitës mbi orientimin strategjik energjetik të vendit.

