Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Gjini: AAK gati ta zhbllokojë ngërçin institucional, por kërkon zotim për 6 prioritete strategjike

Qendra Info by Qendra Info
26/06/2026
in Lajme
0
Gjini: AAK gati ta zhbllokojë ngërçin institucional, por kërkon zotim për 6 prioritete strategjike
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka deklaruar se partia e tij është e gatshme të kontribuojë në zhbllokimin e ngërçit institucional, pa vendosur kushte për poste qeveritare, por me kërkesën për një zotim të qartë mbi disa prioritete strategjike shtetërore.

Sipas Gjinit, AAK nuk synon asnjë pozitë në qeverinë e ardhshme, por kërkon që institucionet e reja të angazhohen për një agjendë që garanton zhvillim ekonomik, siguri energjetike dhe forcim të shtetit.

“Pa asnjë kusht dhe pa synuar asnjë post në Qeverinë e ardhshme, Aleanca është e gatshme të zhbllokojë ngërçin institucional, por vetëm për një agjendë që garanton zhvillim dhe siguri kombëtare”, ka deklaruar ai.

Gjini ka prezantuar gjashtë kërkesa kryesore, të cilat i cilësoi si jetike për të ardhmen e Kosovës:

1. Orientimi strategjik dhe gazi amerikan
Pranimi i menjëhershëm i projektit të gazit amerikan si prioritet shtetëror për siguri energjetike.

2. Pavarësia energjetike
Nisja e menjëhershme e procedurave për ndërtimin e një termocentrali të ri me thëngjill.

3. Lehtësime për bizneset e vogla
Rritja e pragut të TVSH-së nga 30 mijë euro në 100 mijë euro për të lehtësuar barrën fiskale.

4. Mbështetje për bujqësinë
Lirimi i plotë i tokës së punuar nga tatimi në pronë, me synim stimulimin e prodhimit vendor.

5. Financimi i infrastrukturës
Sigurimi i financimit të plotë buxhetor për projektet rrugore dhe kapitale që kanë mbetur pezull.

6. Fond emergjent për kryeqytetin
Ndarja e 800 milionë deri në 1 miliard euro investime kapitale për Prishtina.

Në fund, Gjini theksoi se këto gjashtë pika përbëjnë, sipas tij, një projekt konkret për të garantuar energji, siguri dhe zhvillim afatgjatë për qytetarët e Kosovës.

Related

Previous Post

Hykmete Bajrami mbron Janina Ymeri: Sulmet e LVV-së lidhen me denoncimin e “mafisë energjetike”

Next Post

Hoti: Deklarata e Rizvanollit për gazin është mashtruese, Kosova importon energji të prodhuar me gaz rus

Next Post
Hoti: Aleatët po humbin besimin te institucionet e Kosovës

Hoti: Deklarata e Rizvanollit për gazin është mashtruese, Kosova importon energji të prodhuar me gaz rus

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.