Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit, VV del e para me 53 ulëse

Qendra Info by Qendra Info
27/06/2026
in Lajme
0
KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit, VV del e para me 53 ulëse
0
SHARES
16
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

KQZ ka shpallur sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 7 qershor 2026.

Vendimi u miratua gjatë mbledhjes së sotme të KQZ-së me 10 vota për, duke zyrtarizuar ndarjen e ulëseve në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovo.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, bëri të ditur se subjektet politike dhe kandidatët kanë të drejtë ankese ndaj shpalljes së rezultateve brenda 48 orëve.

“Pas këtij vendimi, kandidatët kanë të drejtë ankese ndaj shpalljes së rezultatit në afat prej 48 orësh, duke filluar nga ora 12:00 sot, e që përfundon deri në orën 12:00 të hënën”, deklaroi Radoniqi.

Sipas rezultateve përfundimtare, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë forca e parë politike me 47.13% të votave, duke siguruar 53 ulëse në Kuvend.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e dyta me 19.44%, duke fituar 22 ulëse.

Në vendin e tretë është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 16.69% të votave dhe 18 ulëse.

Ndërkaq, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar 6.74%, duke fituar 7 ulëse.

Pas certifikimit përfundimtar dhe përmbylljes së afatit të ankesave, pritet të nisin procedurat për konstituimin e Kuvendit të ri dhe formimin e institucioneve të reja të vendit.

Related

Previous Post

Publikohen çmimet e reja të derivateve në Kosovë, nafta dhe benzina mbesin të pandryshuara

Next Post

BE kundërshton kërcënimin e Trump për tarifa 100%: Çdo masë e njëanshme është e pajustifikuar

Next Post
BE kundërshton kërcënimin e Trump për tarifa 100%: Çdo masë e njëanshme është e pajustifikuar

BE kundërshton kërcënimin e Trump për tarifa 100%: Çdo masë e njëanshme është e pajustifikuar

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.