MINT ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për 24 orët e ardhshme në Kosovo.
Sipas njoftimit të ministrisë, çmimi i naftës (dizel) mbetet i pandryshuar nga dita e djeshme, duke u tregtuar me 1.37 euro për litër.
Pa ndryshim ka mbetur edhe benzina, e cila do të shitet me 1.34 euro për litër.
Ndërkaq, gazi (LPG) do të vazhdojë të tregtohet me çmim prej 0.67 euro për litër.
Çmimet e publikuara nga MINT vlejnë deri në vendimin e radhës, ndërsa autoritetet vazhdojnë monitorimin e tregut për të siguruar respektimin e çmimeve të përcaktuara.

