Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Përfundon rrethi në hyrje të Prishtinës nga Gjilani, Rama kritikon Qeverinë: Për 6 vjet nuk e realizuan projektin

Qendra Info by Qendra Info
28/06/2026
in Lajme
0
Përfundon rrethi në hyrje të Prishtinës nga Gjilani, Rama kritikon Qeverinë: Për 6 vjet nuk e realizuan projektin
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar përfundimin e ndërtimit të rrethit në hyrje të kryeqytetit nga drejtimi i Gjilanit, duke e cilësuar këtë si një projekt të rëndësishëm për lehtësimin e trafikut dhe përmirësimin e qasjes në qytet.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama theksoi se ky projekt ishte përgjegjësi e Qeverisë, pasi bëhet fjalë për një segment të rrugës magjistrale. Megjithatë, sipas tij, për shkak të mungesës së veprimit nga institucionet qendrore, Komuna e Prishtinës vendosi ta marrë vetë përsipër realizimin e tij.

“Meqë tash e 6 vjet kjo qeveri është marrë me përralla e ofendime e jo me punë, ne si Kryeqytet e kemi kry vet këtë projekt, që me lehtësu trafikun dhe qasjen për qytetarët e Prishtinës, e sidomos atyre që vijnë nga Gjilani”, ka deklaruar Rama.

Ai shtoi se rrethi i ri pritet të ndikojë ndjeshëm në përmirësimin e qarkullimit në një nga hyrjet më të frekuentuara të kryeqytetit, duke reduktuar kolonat dhe duke rritur sigurinë në komunikacion.

Po ashtu, Rama ka paralajmëruar se në ditët në vijim do të hapet për qarkullim edhe “Rruga A”, ndërsa shumë shpejt pritet të nisin edhe punimet për projektin e “Penetrimit të Veternikut”, një tjetër investim i rëndësishëm infrastrukturor për Prishtina.

Related

Previous Post

E diela përvëluese në Kosovë: Temperaturat ngjiten deri në 36°C, vapë dhe zagushi ekstreme

Next Post

Nis pranimi i mbeturinave në katër deponi sanitare, Pacolli: S’ka më justifikim për hedhje në natyrë

Next Post
Nis pranimi i mbeturinave në katër deponi sanitare, Pacolli: S’ka më justifikim për hedhje në natyrë

Nis pranimi i mbeturinave në katër deponi sanitare, Pacolli: S’ka më justifikim për hedhje në natyrë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.