Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Nis pranimi i mbeturinave në katër deponi sanitare, Pacolli: S’ka më justifikim për hedhje në natyrë

Qendra Info by Qendra Info
28/06/2026
in Lajme
0
Nis pranimi i mbeturinave në katër deponi sanitare, Pacolli: S’ka më justifikim për hedhje në natyrë
0
SHARES
13
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja në detyrë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, ka njoftuar se ka nisur zyrtarisht pranimi i mbeturinave nga qytetarët në katër deponitë sanitare të Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë.

Sipas saj, qytetarët tashmë mund t’i dërgojnë mbeturinat në deponitë sanitare të Mirashit, Landovicës, Velekincës dhe Dumnicës, duke pasur në dispozicion hapësira të ligjshme dhe të sigurta për depozitimin e tyre.

Pacolli bëri të ditur se këto deponi do të jenë të hapura çdo të shtunë nga ora 08:00 deri në 16:00, ekskluzivisht për pranimin e mbeturinave nga qytetarët.

Ajo theksoi se me ofrimin e këtij shërbimi nuk duhet të ketë më arsye për hedhjen e mbeturinave në natyrë apo në deponi ilegale.

Ministrja u bëri thirrje qytetarëve që të kontribuojnë aktivisht në mbrojtjen e mjedisit dhe ta shfrytëzojnë këtë mundësi për menaxhim të përgjegjshëm të mbeturinave.

“Të gjithë kemi për detyrë që ambientin ta ruajmë dhe Kosovo ta bëjmë më të pastër e më të gjelbër”, ka deklaruar Pacolli.

Related

Previous Post

Përfundon rrethi në hyrje të Prishtinës nga Gjilani, Rama kritikon Qeverinë: Për 6 vjet nuk e realizuan projektin

Next Post

Horoskopi i madh javor: Fat në dashuri për Peshqit, ndërsa Shigjetarit i kthehen paratë

Next Post
Horoskopi Javor (10-16 Gusht 2025): Virgjëresha Gjen Dashuri të Re, Demi Fokusohen te Shëndeti

Horoskopi i madh javor: Fat në dashuri për Peshqit, ndërsa Shigjetarit i kthehen paratë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.