Autori Artan Nimani vjen para publikut me librin e tij më të ri, Feja e Parasë – Kodi i Besimit Global, një vepër që sjell reflektim të thellë mbi rolin e parasë në botën moderne.
Promovimi i librit do të mbahet më 1 korrik 2026 (e mërkurë), duke filluar nga ora 12:00, në Biblioteka Qendrore Universitare, konkretisht në Amfiteatrin e objektit të Instituti i Historisë në Prishtinë.
Libri trajton paranë jo vetëm si një mjet shkëmbimi ekonomik, por edhe si një fenomen me dimensione shpirtërore, kulturore dhe civilizuese, që ka ndikuar fuqishëm në formësimin e shoqërive, institucioneve dhe sistemit të vlerave njerëzore.
Përmes një qasjeje ndërdisiplinore, autori analizon mënyrën se si paraja ka ndikuar në ndërtimin e besimit, pushtetit dhe identitetit global, duke ofruar një perspektivë të re mbi raportin mes ekonomisë dhe shoqërisë.
Sipas autorit, vepra synon të zbulojë “kodin e heshtur” që udhëheq botën moderne, duke shqyrtuar krijimin e vlerës, ndikimin e saj në perceptimin njerëzor dhe mundësinë e rikthimit të ekuilibrit përmes ndërgjegjësimit dhe integrimit të vlerave etike e shpirtërore në ekonominë globale.
Promovimi pritet të mbledhë studiues, akademikë, studentë dhe dashamirë të librit, duke e kthyer ngjarjen në një forum diskutimi mbi një nga temat më të ndjeshme të kohës sonë: raportin mes njeriut, vlerës dhe parasë.


