Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Nga 1 korriku hyjnë në fuqi çmimet e reja të biletave të autobusëve në Prishtinë, më lirë për pagesat digjitale

Qendra Info by Qendra Info
30/06/2026
in Lajme
0
Ndeshja Kosovë–Turqi, transport i shtuar: linja shtesë autobusësh nga aeroporti
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeqyteti Prishtina ka njoftuar se nga 1 korriku 2026 do të hyjnë në fuqi çmimet e reja të biletave të transportit publik, në kuadër të zgjerimit të procesit të digjitalizimit të shërbimeve publike në Prishtina.

Sipas njoftimit zyrtar, biletat e blera përmes kuletës digjitale ose SMS-së, përmes operatorëve të telefonisë mobile, do të jenë më të lira krahasuar me biletat fizike, me qëllim të nxitjes së përdorimit të pagesave elektronike dhe modernizimit të transportit urban.

Sipas tarifave të reja, bileta njëdrejtimëshe fizike do të kushtojë 0.80 euro, ndërsa ajo digjitale/SMS do të kushtojë 0.60 euro.

Për biletën ditore, qytetarët do të paguajnë 1.20 euro në formë fizike dhe 1.00 euro në formë digjitale.

Ndërkohë, bileta javore do të kushtojë 6 euro fizike dhe 5 euro digjitale, ndërsa bileta mujore do të ketë çmim 18 euro në versionin fizik dhe 14.50 euro në versionin digjital.

Ndryshime ka edhe për linjën e Aeroportit, ku bileta fizike do të kushtojë 6 euro, ndërsa ajo digjitale 5 euro.

Për përdoruesit afatgjatë, bileta vjetore digjitale është përcaktuar në 150 euro, ndërsa bileta korporative vjetore digjitale, për bizneset me 20 punëtorë e më shumë, do të kushtojë 120 euro.

Komuna vlerëson se ky hap do të ndikojë në rritjen e efikasitetit të transportit publik, do të shkurtojë kohën e hipjes në autobus dhe do të avancojë më tej transformimin digjital të shërbimeve për qytetarët.

Related

Previous Post

Artan Nimani promovon librin “Feja e Parasë – Kodi i Besimit Global”, ceremonia mbahet më 1 korrik në Prishtinë

Next Post

PDK mban mbledhjen e Kryesisë, në fokus zhvillimet politike dhe zgjedhjet e brendshme

Next Post
PDK mban mbledhjen e Kryesisë, në fokus zhvillimet politike dhe zgjedhjet e brendshme

PDK mban mbledhjen e Kryesisë, në fokus zhvillimet politike dhe zgjedhjet e brendshme

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.