Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina ka njoftuar se është ndërprerë furnizimi me ujë në një pjesë të Dardania, përkatësisht në rrugën “Idriz Gjilani”, si pasojë e një defekti të rëndë në rrjetin e ujësjellësit.
Sipas njoftimit zyrtar, ekipet e kompanisë ndodhen në terren dhe po punojnë intensivisht për sanimin e problemit.
Nga KRU “Prishtina” bëhet e ditur se, për shkak të natyrës së ndërlikuar të defektit, rikthimi i furnizimit me ujë pritet të bëhet gjatë ditës së nesërme, pas përfundimit të punimeve.
Kompania u ka bërë thirrje konsumatorëve për mirëkuptim deri në normalizimin e situatës.

