Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhjen e 26-të elektronike, ku janë miratuar dy vendime me rëndësi në fushën e financave publike dhe menaxhimit të pasurisë së konfiskuar.
Në këtë mbledhje, ekzekutivi ka miratuar Raportin e Konsoliduar Vjetor për Funksionimin e Sistemit të Kontrollit të Brendshëm të Financave Publike në subjektet e sektorit publik për vitin 2025. Raporti synon të ofrojë një pasqyrë mbi efikasitetin dhe funksionimin e mekanizmave të kontrollit financiar brenda institucioneve publike.
Po ashtu, Qeveria ka miratuar vendimin për autorizimin e Ministria e Financave e Kosovës që të ndërmarrë veprimet e nevojshme për hapjen e një llogarie të dedikuar në kuadër të Llogarisë së Vetme të Thesarit (LlVTH), me emërtimin “Fondi i Konfiskimit”.
Sipas vendimit, kjo llogari do të shërbejë ekskluzivisht për pranimin dhe evidentimin e të hyrave nga konfiskimi i pasurisë, bazuar në vendime gjyqësore të formës së prerë.
Qeveria ka theksuar se krijimi i këtij fondi synon rritjen e transparencës dhe menaxhimit më efikas të mjeteve financiare që burojnë nga konfiskimi i pasurisë së fituar në mënyrë të kundërligjshme.

