KEDS ka njoftuar se të mërkurën, më 1 korrik 2026, do të realizohen punime të planifikuara për sigurinë dhe mirëmbajtjen e sistemit energjetik, çka do të shkaktojë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me energji elektrike në disa zona të rajonit të Ferizajt.
Sipas njoftimit të KEDS-it, nga NS 110/35/10 kV Lipjani do të ndërpritet Dalja 10 kV J25 Zona Industriale 2 (kodi: 41000025) në intervalin kohor nga ora 10:00 deri në 14:30.
Zonat që do të preken nga ndërprerja janë:
- Një pjesë e fshatit Konjuh
- Disa konsumatorë komercialë në fshatin Livagjë
- Konsumatorë komercialë përgjatë magjistrales Ferizaj–Prishtinë
- Konsumatorë komercialë përgjatë magjistrales Lipjan–Prishtinë
Sipas kompanisë, ndërprerja është e nevojshme për realizimin e lidhjeve të kabllit nëntokësor deri te kthina hyrëse dhe dalëse, si dhe për vendosjen e një shtylle të re elektrike.
KEDS ka bërë të ditur se në rajonet e tjera të Kosovës nuk janë planifikuar punime, prandaj nuk priten ndërprerje të energjisë elektrike jashtë zonës së përmendur.

