E mërkura në Kosovo pritet të karakterizohet me mot me diell dhe vranësira lokale, të cilat gjatë ditës do të zhvillohen gradualisht duke krijuar kushte për rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Në disa rajone nuk përjashtohen shtrëngata të fuqishme, të shoqëruara edhe me breshër, megjithatë këto zhvillime do të jenë lokale dhe nuk pritet të përfshijnë gjithë territorin e vendit.
Temperaturat do të pësojnë ulje të lehta, më të theksuara në zonat ku do të ketë reshje. Maksimalja parashihet të arrijë deri në 31°C.
Në viset që mbeten pa reshje, moti do të vazhdojë të jetë i nxehtë dhe me zagushi.

