Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Jashari merr pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së USAREUR-AF, ritheksohet partneriteti strategjik FSK-SHBA

Qendra Info by Qendra Info
03/07/2026
in Lajme
0
Jashari merr pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së USAREUR-AF, ritheksohet partneriteti strategjik FSK-SHBA
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Komandanti i Forca e Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka marrë pjesë në ceremoninë e dorëzimit të komandës së Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë (USAREUR-AF), me ftesë të Komandantit Suprem të Forcave Aleate në Evropë (SACEUR) dhe Komandantit të Komandës Evropiane të SHBA-së (EUCOM), Gjeneral Alexus G. Grynkewich.

Në kuadër të ceremonisë së ndërrimit të komandës nga Gjeneral Christopher T. Donahue, komandanti Jashari shprehu vlerësimin e lartë për lidershipin dhe kontributin e tij në drejtimin e kësaj komande me rëndësi strategjike për Evropën.

Ai falënderoi gjeneralin Donahue për mbështetjen e vazhdueshme ndaj zhvillimit dhe ngritjes së kapaciteteve të FSK-së, si dhe për kontributin në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy forcave.

Nga ana tjetër, gjeneral Donahue falënderoi Jasharin për pjesëmarrjen në ceremoni dhe vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë e të suksesshëm me FSK-në, me theks të veçantë në zgjerimin e aktiviteteve të përbashkëta, përfshirë trajnimet dhe ushtrimet ushtarake që kanë rritur ndërveprueshmërinë mes forcave.

Gjatë ceremonisë, komandanti i FSK-së zhvilloi takime edhe me homologë të vendeve partnere të NATO. Po ashtu, ai u takua edhe me zëvendëskomandantin dhe ushtruesin e detyrës së komandantit të USAREUR-AF, Gjeneralmajor Christopher Norrie, me të cilin u dakordua për vazhdimin e bashkëpunimit dhe aktiviteteve të përbashkëta.

Në përmbyllje, palët rikonfirmuan përkushtimin për thellimin e partneritetit strategjik ndërmjet FSK-së dhe USAREUR-AF, duke theksuar se zhvillimi i kapaciteteve mbrojtëse mbetet kyç për forcimin e sigurisë, ruajtjen e stabilitetit dhe promovimin e paqes së qëndrueshme në Kosovë dhe rajon.

Related

Previous Post

Kriza mes aleatëve historikë: Lufta me Iranin tensionon marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Arabisë Saudite

Next Post

Ekrem Bajroviqi dënohet me 12 vjet burgim për krime lufte në Istog

Next Post
Ekrem Bajroviqi dënohet me 12 vjet burgim për krime lufte në Istog

Ekrem Bajroviqi dënohet me 12 vjet burgim për krime lufte në Istog

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.