Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Ekrem Bajroviqi dënohet me 12 vjet burgim për krime lufte në Istog

Qendra Info by Qendra Info
03/07/2026
in Lajme
0
Ekrem Bajroviqi dënohet me 12 vjet burgim për krime lufte në Istog
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ekrem Bajroviqi edhe në rigjykim është shpallur fajtor dhe është dënuar me 12 vjet burgim për krime lufte kundër popullatës civile në fshatin Saradran të Istog.

Sipas aktakuzës, Bajroviqi, në cilësinë e policit në Stacionin Policor në Gurrakoc, në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë dhe në bashkëpunim me persona të tjerë, më 8 maj 1999 kishte ndaluar në Saradran një kolonë civilësh shqiptarë që po largoheshin drejt Shqipërisë.

Nga kjo kolonë, sipas Prokurorisë, ishin ndarë 16 burra shqiptarë, të cilët më pas u dërguan në një shtëpi ku u keqtrajtuan fizikisht me mjete të forta. Gjatë maltretimit, atyre u ishte drejtuar pyetja provokuese: “Ku e keni NATO-n, ku e keni UÇK-në?”

Aktakuza thekson se më pas, së bashku me forca paramilitare serbe, viktimat u dërguan një nga një në shtëpinë e Z.S., ku u ekzekutuan 16 civilë shqiptarë. Në mesin e tyre ishte edhe i mbijetuari N.E., i cili ishte goditur me predhë mitralozi në pjesën e fytyrës dhe ishte hedhur mes kufomave, duke u konsideruar i vdekur.

Po ashtu, Bajroviqi akuzohet se më 7 maj 1999, në fshatin Staradran, kishte marrë pjesë në arrestimin dhe keqtrajtimin e 84 civilëve shqiptarë.

Sipas dosjes së rastit, meshkujt ishin ndarë nga pjesa tjetër e kolonës, u ishin marrë paratë dhe sendet me vlerë, ndërsa më pas ishin dërguar në Gurrakoc, në lokalin e Sh.S., ku ishin torturuar dhe maltretuar në mënyrë çnjerëzore.

Një ditë më vonë, më 8 maj 1999, civilët ishin transferuar në Stacionin Policor në Gurrakoc, ku sipas aktakuzës kolonës i printe vetë i akuzuari Bajroviqi.

Related

Previous Post

Jashari merr pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së USAREUR-AF, ritheksohet partneriteti strategjik FSK-SHBA

Next Post

Hamza: Me kthimin e Thaçit dhe Veselit do të rritet edhe PDK-ja.

Next Post
Hamza: Me kthimin e Thaçit dhe Veselit do të rritet edhe PDK-ja.

Hamza: Me kthimin e Thaçit dhe Veselit do të rritet edhe PDK-ja.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.