Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës, të cilat do të jenë në fuqi për 24 orët e ardhshme.
Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal i naftës është 1.41 euro për litër, duke shënuar një rritje prej 1 centi krahasuar me një ditë më parë.
Ndërkohë, çmimi maksimal i benzinës mbetet 1.36 euro për litër, ndërsa gazi (LPG) do të tregtohet me 0.64 euro për litër.
Ministria publikon çdo ditë çmimet maksimale të lejuara të derivateve, të cilat vlejnë për një periudhë prej 24 orësh në të gjithë territorin e Kosovës.

