E marta në Kosovo pritet të karakterizohet me mot të nxehtë, por jo plotësisht stabil. Përveç intervaleve me diell, gjatë ditës do të ketë edhe vranësira lokale, të cilat në disa rajone do të zhvillohen duke sjellë rrebeshe shiu, të shoqëruara me vetëtima dhe bubullimë.
Reshjet do të jenë të karakterit lokal, ndaj në disa lokacione mund të ketë rrebeshe më intensive, ndërsa në zona të tjera nuk priten fare reshje.
Temperaturat do të mbeten të larta, duke u luhatur nga 14°C në orët e mëngjesit deri në 31°C gjatë ditës.

