Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të martën, 7 korrik 2026, do të realizohen punime për mirëmbajtjen dhe sigurinë e sistemit energjetik në disa rajone të vendit.
Si pasojë e këtyre punimeve, do të ketë ndërprerje të planifikuara të energjisë elektrike në disa lokalitete.
Prishtinë
- 10:00 – 11:30 – Prishtina e Re, një pjesë e rrugës Nekibe Kelmendi.
Arsyeja: Instalimi i transformatorit toroidal. - 11:30 – 13:00 – Lagjja Qëndresa, rrugët Muharrem Fejza, Anton Santori, Ahmet Selaci, Arben Isufi, si dhe një pjesë e Qagllavicës dhe kompleksi New Prishtina Residence A1.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive dhe instalim i transformatorit toroidal. - 13:00 – 14:30 – Fshati Ndërkombëtar.
Arsyeja: Instalimi i transformatorit toroidal. - 10:30 – 15:00 – Rruga Liman Gegaj në Novosellë (Drenas).
Arsyeja: Punime në projektin për ndërtimin e trafostacionit të ri.
Pejë
- 10:00 – 15:30 – Gurakoc, Musollet, Prekallë, Trubohoc, Zabllaq, Zallq, Shallonovicë, Osojan, Tupeq, Bllagaq dhe Drejë.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, eliminim i defekteve dhe pastrim i trasesë.
Prizren
-
10:00 – 13:00 – Zhur, Vlashnjë, Poslisht, Nashec, Muradem, Lubiqevë, Leskovec, Kobajë, Jeshkovë, Hoqë e Qytetit, Grazhdanik dhe Billushë.
Ndërprerja do të prekë edhe disa biznese, përfshirë:
- Restorantin “Kështjella”
- Pompa e Benzinës Zhuri
- Betonjerinë “Vëllezërit e Bashkuar”
- Pompa e Ujit në Billushë
- Fanaj Petrol në Vlashnjë
Arsyeja: Vendosja e shtyllës së re dhe zëvendësimi i izolatorëve.
Ferizaj
- 10:00 – 15:30 – Voskopojë, Trupaj, Trimor, Bicaj (Biqevc), Pallosh, Nikaj, Tushaj-Soponicë, Malësi (Malzez), Vatë dhe biznese private.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive dhe pastrim i trasesë.
Mitrovicë
- 10:00 – 15:30 – Bukosh, Dervar, Dolak, Druar, Kollë, Mihaliq, Novolan, Reznik, Shallc dhe Vërnicë.
Arsyeja: Eliminim i defekteve dhe pastrim i trasesë.
Gjakovë
- 13:00 – 17:00 – Bratotin, Drenoc, Nushpal, Pastasellë, Pataçan i Epërm, Pataçan i Poshtëm, Senoc, Varjak dhe Zatriç.
Arsyeja: Energjizimi i rrjetit elektrik dhe punime në kuadër të projektit Lot 12 – Pataqan.
KEDS u bën thirrje qytetarëve dhe bizneseve në zonat e prekura të planifikojnë aktivitetet e tyre në përputhje me orarin e ndërprerjeve të energjisë elektrike.

