Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Hapet sot Samiti i NATO-s në Ankara, në fokus Ukraina dhe siguria euroatlantike

Qendra Info by Qendra Info
08/07/2026
in Lajme
0
Hapet sot Samiti i NATO-s në Ankara, në fokus Ukraina dhe siguria euroatlantike
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Samiti i NATO-s vijon sot me sesionin kryesor të punimeve në kryeqytetin turk, ku liderët e 32 vendeve anëtare të Aleancës do të diskutojnë çështjet më të rëndësishme të sigurisë ndërkombëtare, me theks të veçantë te mbështetja për Ukrainën, forcimi i mbrojtjes kolektive dhe rritja e kapaciteteve ushtarake.

Dita e dytë e samitit nis me fjalimet e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, dhe liderëve pjesëmarrës, pasuar nga ceremonia zyrtare e mirëseardhjes, fotografia tradicionale familjare dhe mbledhja e Këshillit të Atlantikut të Veriut, ku priten vendimet kryesore të samitit.

Një nga temat qendrore është formalizimi i paketës së ndihmës prej rreth 70 miliardë eurosh për Ukrainën, me synimin për të garantuar mbështetjen ushtarake dhe financiare të Kievit gjatë dy viteve të ardhshme.

Në margjinat e samitit pritet të zhvillohet edhe takimi mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili konsiderohet me rëndësi për koordinimin e mbështetjes së aleatëve ndaj Ukrainës në një periudhë të tensionuar për sigurinë evropiane.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, në cilësinë e mikpritësit të samitit, do të zhvillojë gjithashtu takime dypalëshe me disa liderë, përfshirë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Një ditë më parë, Trump u shfaq kritik ndaj disa aleatëve të NATO-s, duke deklaruar se ishte “i zhgënjyer” me Aleancën dhe duke veçuar Britaninë, Francën, Gjermaninë dhe Italinë për, sipas tij, mungesë mbështetjeje në disa çështje të sigurisë. Ai gjithashtu la të hapur mundësinë e rishikimit të pranisë ushtarake amerikane në Evropë.

Samiti pritet të mbyllet më vonë gjatë ditës me konferencën për shtyp të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, ndërsa më pas deklarata për mediat do të mbajnë edhe liderët pjesëmarrës, përfshirë presidentin amerikan Donald Trump.

Dita e parë e samitit u përmbyll me një darkë shtetërore të organizuar nga presidenti turk Recep Tayyip Erdogan për krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të NATO-s.

Related

Previous Post

KQZ-ja certifikon sot rezultatet e zgjedhjeve, nis afati 30-ditor për konstituimin e Kuvendit

Next Post

Përzierje natyrale me rrikë, limon dhe xhenxhefil – cilat janë përfitimet reale?

Next Post
Përzierje natyrale me rrikë, limon dhe xhenxhefil – cilat janë përfitimet reale?

Përzierje natyrale me rrikë, limon dhe xhenxhefil – cilat janë përfitimet reale?

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.