Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Rama: Koncerti i Kanye West, marketing global për Shqipërinë – “Nuk është shpenzim, por investim”

Qendra Info by Qendra Info
11/07/2026
in Lajme
0
Rama: Koncerti i Kanye West, marketing global për Shqipërinë – “Nuk është shpenzim, por investim”
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar për koncertin e artistit ndërkombëtar Kanye West, i cili mbahet sonte në Tiranë, duke e cilësuar këtë ngjarje si një mundësi të rëndësishme për promovimin e vendit në arenën globale.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka deklaruar se stadiumi është gati dhe se koncerti pritet të sjellë vëmendje ndërkombëtare, duke nxitur vizita të reja turistike në Shqipëri.

“Gati stadiumi i koncertit që do të fusë Shqipërinë në një tjetër hartë globale, atë të komunitetit botëror të amatorëve të muzikës”, shkroi Rama, duke shtuar se ndjekësit e Kanye West në vende të ndryshme të botës shpesh e shoqërojnë një koncert të tillë edhe me vizita turistike në destinacionin ku zhvillohet.

Duke iu referuar kritikave për koston e organizimit, e cila është raportuar rreth 4 milionë euro, kryeministri tha se kjo shumë duhet parë si investim dhe jo si shpenzim.

“Sipas tij, këto mjete pritet të rikthehen përmes rritjes së konsumit në sektorët e turizmit, si hotelet, apartamentet, restorantet, baret, dyqanet dhe shërbimet e transportit”.

Rama e cilësoi koncertin një formë të “marketingut global” për Shqipërinë, duke argumentuar se një promovim i tillë në tregjet ndërkombëtare do të kushtonte shumë më tepër përmes fushatave tradicionale reklamuese.

“Një koncert i kësaj përmase dhe i këtij artisti nuk është thjesht një ngjarje artistike. Është marketing global për Shqipërinë, një reklamë që do të kushtonte shumë më tepër po të blihej me fushata tradicionale”, u shpreh ai.

Kryeministri solli si shembull edhe ndikimin ekonomik të ngjarjeve të mëdha kulturore në qytete të tjera, duke përmendur koncertin e Kanye West në Stamboll, për të cilin tha se kishte krijuar mbi 100 milionë euro vlerë të shtuar ekonomike.

Sipas Ramës, kultura nuk duhet parë vetëm si aktivitet artistik, por edhe si faktor ekonomik, turistik dhe zhvillimor.

“Shqipëria nuk fiton duke u fshehur nga bota. Shqipëria fiton duke e sjellë botën në shtëpinë e saj”, përfundoi kryeministri.

Koncerti i Kanye West në Tiranë pritet të mbledhë mijëra fansa nga Shqipëria dhe vende të tjera, ndërsa autoritetet kanë marrë masa të veçanta për menaxhimin e trafikut dhe sigurisë gjatë zhvillimit të eventit.

Related

Previous Post

Audi i ri i policisë “kap” shkelësit në autostradat e Sllovenisë – gjobat deri në 1,200 euro

Next Post

Fitore Pacolli apel qytetarëve: Mos digjni hamulloret, parandalimi i zjarreve është përgjegjësi e përbashkët

Next Post
Fitore Pacolli apel qytetarëve: Mos digjni hamulloret, parandalimi i zjarreve është përgjegjësi e përbashkët

Fitore Pacolli apel qytetarëve: Mos digjni hamulloret, parandalimi i zjarreve është përgjegjësi e përbashkët

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.