Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Mbrojtja e Hashim Thaçit kërkon lirimin me kusht, ofron garanci financiare prej 50 mijë eurosh

Qendra Info by Qendra Info
11/07/2026
in Lajme
0
Thaçi: Garën politike e kam pas vetes, por do të vazhdoj t’i shërbej Kosovës
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i ka paraqitur një kërkesë Dhomat e Specializuara të Kosovës për lirim me kusht, duke propozuar një sërë masash kufizuese dhe një garanci financiare prej 50 mijë eurosh për të siguruar respektimin e kushteve të vendosura nga gjykata.

Sipas dokumentit të dorëzuar, Thaçi është i gatshëm të pranojë kushte të ngjashme me ato që u janë vendosur edhe bashkë të akuzuarve të tij, duke argumentuar se ato përbëjnë një kornizë të përshtatshme për një lirim të përkohshëm.

Kushtet që propozon Hashim Thaçi

Në kërkesë, mbrojtja thekson se ish-presidenti është i gatshëm të:

  • Mos largohet nga territori i Kosovës pa autorizimin e Dhomave të Specializuara;
  • Dorëzojë pasaportën dhe çdo dokument tjetër udhëtimi pranë Regjistrit të Gjykatës;
  • Deklarojë adresën e vendbanimit dhe të mos e ndryshojë atë pa lejen e gjykatës;
  • Depozitojë një garanci financiare prej 50.000 eurosh si kusht për lirimin;
  • Mos ketë asnjë kontakt, të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, me bashkë të akuzuarit, përfshirë Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi;
  • Mos komunikojë me dëshmitarë apo persona të përfshirë në çështje;
  • Mos diskutojë përmbajtjen e procesit gjyqësor me askënd, përveç ekipit të tij mbrojtës;
  • Përmbahet nga çdo deklaratë publike në media ose rrjete sociale lidhur me Dhomat e Specializuara, Zyrën e Prokurorit të Specializuar apo procesin gjyqësor;
  • Paraqitet çdo javë për verifikim në Policinë e Kosovës;
  • Dorëzohet menjëherë në paraburgim nëse urdhërohet nga gjykata dhe të marrë pjesë në çdo seancë gjyqësore.

Në dokument theksohet gjithashtu se çdo mosrespektim i kushteve ose mosparaqitje para gjykatës do të sjellë konfiskimin e garancisë financiare prej 50 mijë eurosh, si dhe lëshimin e menjëhershëm të një urdhër-arresti.

Mbetet që Gjykata Speciale të shqyrtojë kërkesën dhe të vendosë nëse do ta pranojë ose jo lirimin me kusht të ish-presidentit Hashim Thaçi.

Related

Previous Post

“Little Albania” përfshihet në hartën zyrtare të New York-ut, mungesa e “Little Italy” shkakton reagime

Next Post

Të dielën priten stuhi të fuqishme, breshër dhe rrezik për vërshime lokale

Next Post
Moti për të mërkurën: Vranësira, intervale me diell dhe reshje të lehta në disa rajone

Të dielën priten stuhi të fuqishme, breshër dhe rrezik për vërshime lokale

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.