E diela në Kosovo pritet të sjellë destabilizim të fuqishëm të motit, me kushte për stuhi të forta në disa pjesë të vendit.
Gjatë ditës pritet shtim i vranësirave dhe zhvillim intensiv i proceseve konvektive, të cilat do të gjenerojnë reshje shiu, rrebeshe lokale, të shoqëruara me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër.
Në disa rajone priten rrebeshe shumë intensive, të shoqëruara me erëra të forta kalimtare dhe shkarkesa të fuqishme atmosferike. Si pasojë e intensitetit të reshjeve, vende-vende ekziston rreziku për vërshime të shpejta, veçanërisht në zonat urbane dhe ato me infrastrukturë të dobët të kullimit.
Temperaturat do të shënojnë ulje, ndërsa maksimalja pritet të arrijë deri në 30°C.

