E hëna në Kosovo pritet të karakterizohet me mot kryesisht me diell dhe vranësira lokale, ndërsa vetëm në disa zona të izoluara mund të ketë reshje të dobëta shiu ose rrebeshe të shkurtra.
Reshjet do të jenë të karakterit lokal dhe nuk pritet të ndikojnë në pjesën më të madhe të territorit. Gjatë ditës do të fryjnë erëra herë pas here të freskëta nga veriu, duke sjellë kushte më të këndshme termike.
Temperaturat do të lëvizin nga 12°C në orët e mëngjesit deri në 28°C gjatë ditës.

