Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

“Sundance Festival” në Zvërnec, Rama: 15 mijë pjesëmarrës nga Shqipëria dhe bota, katër ditë muzikë e energji unike

Qendra Info by Qendra Info
12/07/2026
in Lajme
0
“Sundance Festival” në Zvërnec, Rama: 15 mijë pjesëmarrës nga Shqipëria dhe bota, katër ditë muzikë e energji unike
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar zhvillimin e “Sundance Festival” në zonën e Zvërnecit, në Vlorë, një aktivitet muzikor që do të zgjasë katër ditë dhe që, sipas tij, ka mbledhur mijëra pjesëmarrës nga Shqipëria dhe vende të ndryshme të botës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka theksuar se festivali ka sjellë rreth 15 mijë pjesëmarrës, duke e cilësuar bregdetin e Vlorës si një nga destinacionet më të veçanta të sezonit veror.

“Katër ditë muzikë, natyrë dhe energji unike në Zvërnec. Sundance Festival ka bërë bashkë rreth 15 mijë pjesëmarrës nga Shqipëria dhe vende të ndryshme të botës, duke e kthyer bregdetin e Vlorës në një nga destinacionet më të veçanta të verës”, ka shkruar Rama.

Festivali zhvillohet në zonën e Zvërnecit, ku është planifikuar edhe ndërtimi i një resorti turistik. Ky projekt ka shkaktuar kundërshtime nga një pjesë e qytetarëve dhe ka qenë arsyeja e protestave të zhvilluara në Tiranë gjatë javëve të fundit.

Qeveria e ka paraqitur zhvillimin e eventeve të mëdha kulturore dhe turistike si pjesë të strategjisë për promovimin ndërkombëtar të Shqipërisë dhe rritjen e turizmit, ndërsa kundërshtarët kanë ngritur shqetësime lidhur me ndikimin në mjedis dhe përdorimin e hapësirave publike.

Related

Previous Post

Përfunduan punimet në gjysmën e parë të rrugës “Fehmi Lladrovci”, sonte hapet për qarkullim

Next Post

Java nis me mot të këndshëm në Kosovë, vetëm rrebeshe të izoluara në disa zona

Next Post
Moti për të mërkurën: Vranësira, intervale me diell dhe reshje të lehta në disa rajone

Java nis me mot të këndshëm në Kosovë, vetëm rrebeshe të izoluara në disa zona

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.