Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka miratuar rikonstruimin e kabinetit qeveritar, duke votuar emërimin e ministrave të rinj. Propozimi u miratua me 69 vota për, pa asnjë votë kundër apo abstenim.
Me rikonstruimin, koalicioni VLEN fiton edhe një post ministror shtesë në Qeveri.
Sipas vendimit të Kuvendit:
- Jeton Shasivari është emëruar ministër i Drejtësisë;
- Sedat Sulejmani do të drejtojë Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit;
- Agon Ferati është emëruar ministër i Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive.
Para votimit të ministrave të rinj, deputetët miratuan shkarkimin e disa anëtarëve të kabinetit qeveritar, përfshirë:
- Ivan Stoillkoviq, ministër për Marrëdhëniet Ndërmjet Bashkësive;
- Igor Fillkov, ministër i Drejtësisë;
- Zllatko Perinski, ministër i Vetëqeverisjes Lokale;
- Azir Aliu, ministër i Shëndetësisë;
- Cvetan Tripunovski, ministër i Bujqësisë;
- Fatmir Limani, ministër i Politikës Sociale;
- Shaban Saliu, ministër pa resor;
- Zoran Lutkov, ministër i Kulturës.
Po ashtu, Kuvendi shkarkoi edhe zëvendësministrin e Punës dhe Politikës Sociale, Gjoko Vellkovski, si dhe zëvendësministrin e Kulturës, Sedat Sulejmani, i cili pas votimit mori detyrën e ministrit të Kulturës dhe Turizmit.
Rikonstruimi i Qeverisë shënon ndryshime të rëndësishme në përbërjen e kabinetit ekzekutiv, ndërsa koalicioni VLEN forcon përfaqësimin e tij në institucionet qeveritare.

