Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miraton rikonstruimin e Qeverisë, emërohen ministrat e rinj

Qendra Info by Qendra Info
14/07/2026
in Lajme
0
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miraton rikonstruimin e Qeverisë, emërohen ministrat e rinj
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka miratuar rikonstruimin e kabinetit qeveritar, duke votuar emërimin e ministrave të rinj. Propozimi u miratua me 69 vota për, pa asnjë votë kundër apo abstenim.

Me rikonstruimin, koalicioni VLEN fiton edhe një post ministror shtesë në Qeveri.

Sipas vendimit të Kuvendit:

  • Jeton Shasivari është emëruar ministër i Drejtësisë;
  • Sedat Sulejmani do të drejtojë Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit;
  • Agon Ferati është emëruar ministër i Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive.

Para votimit të ministrave të rinj, deputetët miratuan shkarkimin e disa anëtarëve të kabinetit qeveritar, përfshirë:

  • Ivan Stoillkoviq, ministër për Marrëdhëniet Ndërmjet Bashkësive;
  • Igor Fillkov, ministër i Drejtësisë;
  • Zllatko Perinski, ministër i Vetëqeverisjes Lokale;
  • Azir Aliu, ministër i Shëndetësisë;
  • Cvetan Tripunovski, ministër i Bujqësisë;
  • Fatmir Limani, ministër i Politikës Sociale;
  • Shaban Saliu, ministër pa resor;
  • Zoran Lutkov, ministër i Kulturës.

Po ashtu, Kuvendi shkarkoi edhe zëvendësministrin e Punës dhe Politikës Sociale, Gjoko Vellkovski, si dhe zëvendësministrin e Kulturës, Sedat Sulejmani, i cili pas votimit mori detyrën e ministrit të Kulturës dhe Turizmit.

Rikonstruimi i Qeverisë shënon ndryshime të rëndësishme në përbërjen e kabinetit ekzekutiv, ndërsa koalicioni VLEN forcon përfaqësimin e tij në institucionet qeveritare.

Related

Previous Post

Krimea, nga “fortesa” e Putinit në një dobësi strategjike për Rusinë

Next Post

Mediat: Izraeli kishte planifikuar ta vendoste Ahmadinejadin në krye të Iranit, në rast të rrëzimit të regjimit

Next Post
Mediat: Izraeli kishte planifikuar ta vendoste Ahmadinejadin në krye të Iranit, në rast të rrëzimit të regjimit

Mediat: Izraeli kishte planifikuar ta vendoste Ahmadinejadin në krye të Iranit, në rast të rrëzimit të regjimit

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.