Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Zhduket një person nga Kaçaniku, familja kërkon ndihmën e qytetarëve.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
14/07/2026
in Category
0
Zhduket një person nga Kaçaniku, familja kërkon ndihmën e qytetarëve.
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Milazim Jaha, 44-vjeçar banor i fshatit Stagovë në Kaçanik, është raportuar i zhdukur.

Familjarët e tij kanë konfirmuar rastin për Klankosova.tv dhe u kanë bërë thirrje qytetarëve që, nëse kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e tij, ta ndajnë atë me familjen ose me Policinë e Kosovës.

Për rastin është deklaruar edhe policia në Ferizaj.

Sipas zëdhënësit të policisë atje, Kanun Veseli, personi kishte dalë rreth orës 12:00 nga banesa dhe nuk ishte kthyer më.

“Më datën 12.07.2026, rreth orës 20:00, në stacionin policor në Ferizaj është paraqitur një qytetare, e cila ka raportuar se bashkëshorti i saj, M.J., rreth orës 12:00 kishte dalë nga banesa dhe nuk ishte kthyer më. Ata kanë rreth dy muaj që jetojnë në Ferizaj, ndërsa bashkëshorti i saj vuan nga probleme shëndetësore që lidhen me humbjen e kujtesës, për çka dyshohet se nuk ka mundur ta mbajë mend adresën e banimit. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit “Person i zhdukur”, deklaroi Veseli.

Ai tanimë është zhdukur që tre ditë, ndërsa familjarët bënë te ditur se Milazim Jaha vuan nga probleme shëndetësore.

Kushdo që ka informacione mund të kontaktojë në numrin e telefonit 049 579 436.

Related

Previous Post

Francë – Spanjë, gjysmëfinalja rekord e Botërorit 2026: 2.7 miliardë euro vlerë në fushë

Next Post

Edhe në Gjinekologji, publikohen pamje që ngrenë shqetësime për kushtet në QKUK.

Next Post
Edhe në Gjinekologji, publikohen pamje që ngrenë shqetësime për kushtet në QKUK.

Edhe në Gjinekologji, publikohen pamje që ngrenë shqetësime për kushtet në QKUK.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.