Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Abdixhiku pezullon angazhimet për formimin e institucioneve: Mandati im në LDK është vënë në diskutim

Qendra Info by Qendra Info
15/07/2026
in Lajme
0
Abdixhiku pezullon angazhimet për formimin e institucioneve: Mandati im në LDK është vënë në diskutim
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se do të ndërpresë të gjitha angazhimet që lidhen me procesin e formimit të institucioneve, pasi mandati i tij në krye të partisë është vënë në diskutim.

Në një deklaratë publike, Abdixhiku tha se nuk do të ishte serioze të vazhdonte negociatat në emër të LDK-së në një kohë kur po zhvillohet një proces i brendshëm që lidhet me udhëheqjen e partisë.

“Në këtë pikë dëshiroj t’i informoj qytetarët se, për shkak të kësaj nisme, do t’i ndërpres të gjitha angazhimet për formimin e institucioneve. Nuk do të ishte serioze që unë të vazhdoja negociatat në emër të LDK-së në një kohë kur mandati im për ta udhëhequr dhe përfaqësuar atë është vënë në diskutim”, deklaroi Abdixhiku.

Ky zhvillim vjen pasi LDK ka hyrë në një proces të ri të përballjes së brendshme politike. Në selinë e partisë janë dorëzuar 148 nënshkrime të paraverifikuara, me kërkesë për thirrjen e një Kuvendi të Jashtëzakonshëm, ku pritet të diskutohet edhe çështja e udhëheqjes së partisë.

Vendimi i Abdixhikut për të pezulluar pjesëmarrjen në negociatat për formimin e institucioneve mund të ndikojë në dinamikën politike të vendit, në një kohë kur partitë parlamentare po zhvillojnë përpjekje për zgjidhjen e ngërçit institucional.

Related

Previous Post

Kandiq për deklaratën e ministres serbe: As Millosheviqi s’e kishte promovuar hapur spastrimin etnik si objektiv politik.

Next Post

Prishtina mbyll përkohësisht një segment të rrugës “Afrim Zhitia”, publikohen rrugët alternative

Next Post
Prishtina mbyll përkohësisht një segment të rrugës “Afrim Zhitia”, publikohen rrugët alternative

Prishtina mbyll përkohësisht një segment të rrugës “Afrim Zhitia”, publikohen rrugët alternative

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.